Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

NJOFTIM NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË


Prishtinë, 27 gusht 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me kryerjen e ekspertizave nga ekspertët e angazhuar mjeko-ligjor.

Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave së kësaj çështjeje.