Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi i Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, drejtuar Familjes Shabani, me rastin e vdekjes së ish-Kryeprokurorit të Prokurorisë Publike Komunale në Ferizaj, Ekrem Shabani

                                                                                                              Prishtinë, 26 gusht 2021

 

E nderuara Familje Shabani,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj, z. Ekrem Shabani.

Me këtë rast në emër tim personal dhe në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Njëkohësisht, na lejoni të ndajmë dhimbjen me ju, sepse vdekja dhe largimi i z. Ekrem Shabani nga kjo botë është humbje jo vetëm për juve si familje, por edhe për ne kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij, ngaqë kudo la gjurmë të një profesionisti të dalluar dhe të një njeriu që kishte virtyte të larta dhe integritet të madh njerëzor e kombëtar.     

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

 

Me respekt,

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 

Jetish Maloku