Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aprovohet Raportin financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021

Prishtinë, 19 gusht 2021 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, nën udhëheqjen e prokurores Ariana Shajkovci, kryesuese, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin janë diskutuar tri pikat e parapara me agjendë.

Si pikë të parë të këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel kanë shqyrtuar dhe miratuar Raportin financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Në vazhdim të takimit ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqi, ka njoftuar anëtarët e Komisionit me rishikimin e buxhetit për vitin 2021.

Në fund janë shqyrtuar nevojat e prokurorive dhe njësive tjera të sistemit prokurorial për personel, me ç ‘rast Komisioni ka miratuar ndryshimet e Planit të Personelit për vitin 2021.