Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Themelohet Grupi punues për hartimin e Rregullores për zgjedhjen e Drejtorit të SKPK-së dhe NJSHPP-së

Prishtinë, 17 gusht 2021 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës, ku janë diskutuar temat e parapara sipas rendit të ditës.

Si pikë e rendit të ditës e Komisionit në takimin e sotëm ka qenë iniciativa për formimin e Grupit punues për hartimin e Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit dhe Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.

Anëtarët e Komisionit janë pajtuar gjatë këtij takimi që të ketë vetëm një Rregullore për zgjedhjen dhe shkarkimin e dy drejtorëve.

Po ashtu janë propozuar anëtarët që do të shërbejë në Grupin punues për hartimin e Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit dhe Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë të KPK-së, ndërsa është theksuar që kjo rregullore do të hartohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.