Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U mbajt takimi i radhës i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL

Prishtinë, 29 korrik 2021– Është mbajtur takimi i tridhjetë e katër (34) me radhë i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL, ku të pranishëm ishin edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, dhe përmes video-konferencës morën pjesë përfaqësues nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, Këshilli i Evropës në Prishtinë, Ministria e Drejtësisë si dhe ekspertë të huaj dhe vendor.

Në këtë takim, u prezantua Draft Raporti i Progresit të Projektit SMIL për periudhën janar-qershor 2021, i cili edhe u aprovua si dhe të arriturat kryesore të Projektit për këtë periudhë.

Gjatë këtij takimi u vlerësua puna e bërë deri tani, me thekës të veçantë largimi i regjistrave manual nga përdorimi në gjykata dhe prokurori.

Një e arritur tjetër e rëndësishme për këtë periudhë u tha se është edhe nënshkrimi i kontratës së përbashkët ndërmjet KGjK dhe KPK për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të sistemit SMIL, kontratë kjo e cila ka hyrë në fuqi që nga data 1 maj 2021 dhe do të zgjasë tri vite.