Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar


Prishtinë, 07 korrik 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet Dh.H., F.M., D.Sh., K.C., N.O, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura Dh.H., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri me inicialet F.M.,  në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri me inicialet D.Sh., akuzohet se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.
Gjithashtu, i pandehuri me inicialet K.C., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2  lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri me inicialet N.O., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës