Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, priti në takim përfaqësues nga Projekti i Drejtësisë të USAID-it në Kosovë


Prishtinë, 2 korrik 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi, ka pritur në takim udhëheqësen e Projektit të Drejtësisë të USAID-it në Kosovë, znj. Geralyn Busnardo.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi Projektit të Drejtësisë nga ana e përfaqësuesve të USAID-it në Kosovë, me ç’ rast udhëheqësja e këtij projekti shpalosi aktivitetet të cilat do të realizohen me qëllim të arritjes së objektivave për t’ju siguruar qytetarëve qasje në drejtësi, me fokus të përmirësimit të kapacitetit institucional, qasjes në shërbime cilësore, si dhe rritjes së besueshmërisë në sistemin e drejtësisë.

Mes tjerash, Kryeprokurori Munishi, njoftoi të pranishmit e këtij takimi me strukturën organizative të kësaj prokurorie, me të arriturat dhe përmbushjen e objektivave, e po ashtu, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional dhe ofrimin e përkrahjes në realizimin e këtij projekti.