Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohen aktivitetet e Projektit të Drejtësisë të USAID-it

Prishtinë, 24 qershor 2021– Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim udhëheqësen e Projektit të Drejtësisë të USAID-it në Kosovë, Geralyn Busnardo.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësen e Projektit, znj. Busnardo, i prezantoi Kryesuesit Maloku aktivitetet që po ndërmerren në kuadër të realizimit të objektivave të Projektit të Drejtësisë. Ky projekt ka për qëllim aplikimin e qasjes në drejtësi të përqendruar te njerëzit për të përmirësuar kapacitetin institucional që të sigurojë njerëzve qasje në shërbime cilësore dhe mjete të shumëfishta për të zgjidhur nevojat e tyre të drejtësisë de problemet ligjore të përditshme dhe për të gjeneruar besim më të madh të publikut në sistemin e drejtësisë dhe sundim të ligjit.

Në anën tjetër, Kryesuesi Maloku, shprehu gatishmërinë që ky projekt të vazhdojë aktivitetet e veta edhe në prokuroritë e Republikës së Kosovës, me qëllimin kryesor të ngritjes së transparencës dhe ofrimit të qasjes sa më të lehtë të publikut në shërbimet prokuroriale.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që takimet lidhur me këtë projekt të vazhdojnë në drejtim të planifikimit për aktivitetet e radhës.