Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet Kërkesa buxhetore për vitin 2022

Prishtinë, 16 qershor 2021– Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, i udhëhequr nga Ariana Shajkovci, kryesuese, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është  diskutuar Kërkesa buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2022 dhe vlerësimet e hershme 2023-2024.

Në takim janë diskutuar kërkesat e prokurorive dhe programeve buxhetore, në veçanti kërkesat për rritjen e numrit të prokurorëve dhe nëpunësve civilë, rritja e buxhetit në kategorinë e pagave, mëditjeve dhe mallrave e shërbimeve.

Komisioni ka propozuar disa ndryshime në kërkesën për rritjen e pozitave.