Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Fillon draftimi i Rregullores për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit

Prishtinë, 14  qershor 2021 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin, në të cilin morën pjesë anëtarët e komisionit dhe përfaqësuesit e Sekretariatit të KPK-së.

Si pikë e rendit të sotëm të ditës e takimit të Komisionit ka qenë hartimi i draftit të Rregullores për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit, qëllimi i të cilës është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit, pas ndryshimeve të pësuara ligjore.  

Ndër të tjera, Komisioni për Çështje Normative ka kërkuar plotësimin edhe të disa dispozitave të këtij akti, në mënyrë që të harmonizohet me kriteret e transferimit dhe avancimit në bazë të legjislacionit në fuqi, si dhe të caktohet një ditë tjetër për shqyrtimi e këtij akti.