Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit dhurojnë gjak

Prishtinë, 10 qershor 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë organizuar një aksion vullnetar për dhurim të gjakut.

Kësaj iniciative për dhurimin e gjakut i janë përgjigjur 18 punëtorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Me këtë rast, përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut ka shprehur mirënjohje për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut të sistemit prokurorial.

Dhurim i gjakut nga punëtorët e sistemit prokurorial ka vazhduar vite me radhë si akt i domosdoshëm humanitar për shpëtimin e jetës së njerëzve në vendin tonë.