Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Zëvendësimi i Regjistrave manual me ata elektronik, temë diskutimi e Zëvendëskryesuesit të KPK-së me Kryeprokurorin e Ferizajt

Ferizaj, 04 qershor 2021 - Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh Kryesuesi i Komisionit për Administrim të Prokurorive, Veton Shabani, i shoqëruar nga zëvendësmenaxheri i Projektit TIK-SMIL, Nexhat Haziri, kanë mbajtur takimin e dytë me radhë me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, lidhur me largimin e regjistrave manualë në kuadër të digjitalizimit të procesit të punës, me ç’rast faza e pilotimit të këtij projekti ka filluar të zbatohet në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Takime u zhvilluan edhe me zyrtarët përgjegjës për regjistrimin e lëndëve dhe përdorimin e SMIL-it ku u diskutua lidhur me progresin në heqjen e regjistrave manual dhe zëvendësimin me ata elektronik për fazën e parë të këtij pilot projekti që ka filluar me regjistrat PPN.