Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohen ndryshimet buxhetore për vitin 2021

Prishtinë, 3 qershor 2021 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, nën udhëheqjen e Ariana Shajkovcit, kryesuese, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin janë diskutuar dy pikat e parapara me agjendë.

Si pikë të parë të këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel kanë shqyrtuar dhe aprovuar ndryshimet buxhetore për vitin 2021.

Po ashtu, gjatë këtij takimi janë diskutuar nevojat e identifikuara për  kërkesën buxhetore 2022-2024, me fokus të veçantë kërkesat për staf shtesë dhe projektet kapitale për këtë periudhë.