Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Reformimi i administratës së sistemit prokurorial në fokus të takimit të Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 01 qershor 2021 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës.

Si pikë e rendit të ditës e Komisionit për sot ka qenë iniciativa për hartimin Koncept-dokumentit për reformimin e administratës së sistemit prokurorial.

Administrata e sistemit prokurorial deri me tani ka qenë e rregulluar në bazë të katër rregulloreve, ndërsa qëllimi i kësaj reforme është unifikimi i rregullimit të administratës, reforme që do të bëhet edhe duke u bazuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

Po ashtu, qëllim tjetër i reformës së administratës është fuqizimi i kapaciteteve profesionale, me synim të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësve që administratës i takojnë.