Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Në fokus të KPK-së, mbikëqyrja e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike

Prishtinë, 25 maj 2021 – Grupi punues për mbikëqyrjen e Njësitit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike ka mbajtur takimin e parë me përbërjen e re, pas zgjedhjes së prokurorit Veton Shabani në cilësinë e kryesuesit të këtij grupi.

Në fillim të këtij takimi, kryesuesi i ri i grupit punues, ka thënë që së bashku do të punojnë duke ofruar mbështetje dhe do të jenë sa më aktivë në realizimin e mandatit që del nga Plani strategjik i sistemit prokurorial për vitet 2019-2021.

Ky takim ka shërbyer edhe për të diskutuar objektivat dhe harmonizimin e aktiviteteve, të cilat janë paraparë të realizohen nga ky grup punues, me ç’rast është vlerësuar puna e grupeve punuese paraprake në hartimin e raporteve dhe rekomandimet e dhënë në këto raporte.

Grupi punues ka paraparë që shumë shpejtë të fillojë aktivitetin e mbledhjes së të dhënave për rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike nëpër prokurori.