Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku: KPK-ja do të angazhohet maksimalisht për përmbushjen e obligimeve në procesin e integrimeve evropiane

Prishtinë, 21 maj 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, i kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Në këtë takim janë diskutuar prioritetet për fazën e dytë të Planit të Veprimit të Agjendës për Reformë Evropiane (ERA).

Kryesuesi Maloku, në fjalën e tij, të mbajtur në këtë takim, tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes njësive dhe strukturave të brendshme, në bashkëpunim me strukturat relevante të Zyrës së Kryeministrit, ka ofruar kontributin e vet në përcaktimin e prioriteteve dhe propozimin e masave, aktiviteteve dhe indikatorëve, të cilët do të përfshihen në fazën e dytë të Agjendës për Reforma Evropiane.

Po ashtu, Kryesuesi Maloku, ka bërë zotimin se, pas miratimit të Planit të Veprimit, KPK-ja do të vazhdojë angazhimin maksimal në përmbushjen e plotë të këtyre obligimeve, në mënyrë që sistemi prokurorial të japë kontributin e tij në procesin e integrimit evropian të vendit.