Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Arrestohen persona të dyshuar për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar

 

Prishtinë, 24 mars 2021

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar kanë realizuar operacionin e dytë të suksesshëm ndaj dy grupeve kriminale të përfshira në veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” që lidhen me “Kontrabandë me migrantë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

 

Operacioni i parë është zhvilluar me datë 29 Tetor 2020 ku janë kontrolluar pesë (5) lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar tre (3) persona të dyshimtë.  

Ndërsa, në operacionin e sotëm janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione dhe janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshimtë, përderisa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit të lokacioneve në të dy këto operacione janë gjetur punëtori (laboratorë) të pajisur me aparatura dhe materiale që janë shfrytëzuar për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara si dhe me qindra dokumente të falsifikuara si pasaporta, kartela identifikimi, patentë shoferi të falsifikuara të më shumë se gjashtëmbëdhjetë  (16) shteteve të ndryshme kryesisht të vendeve të BE-së.

 

Në të dy këto operacione janë arrestuar gjithsej dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit gjenden në mbajtje e të tjerët në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës.

Në të dy këto raste, hetimet janë kryer në bashkëpunim me: EUROPOL-in, Shqipërinë si dhe disa shtete të BE-së.

Në cilësi të prova materiale janë sekuestruar aparaturat, materialet që janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale si dhe dokumentet e falsifikuara dhe provat të tjera materiale.

 

Në vijim dhe të bashkangjitura gjeni fotot e rasteve me përshkrime.

Laboratori i improvizuar për rregullimin e dokumenteve të falsifikuara (pasaporta, leje qëndrimi, patentë shoferi et.).


Mjete pune dhe pajisje përcjellëse për punimin e dokumenteve të falsifikuara.
Pasaporta, kartela identifikimi dhe patentë shoferi bllanko.


 

Me respekt,

 

 Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun