Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, drejtuar familjes Fejza, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ibrahim Fejza


Prishtinë, 23 mars 2021 

E nderuara familje Fejza,

Kur ne prisnim që familjari juaj dhe kolegu ynë, Ibrahim Fejza, të fitojë betejën me sëmundjen që kishte rënduar mbi të dhe, me padurim, prisnim rikthimin e tij në punë, sot, papritur, të pikëlluar dhe më dhimbje të madhe, morëm lajmin e ndarjes nga jeta të prokurorit Ibrahim.

Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi i drejtësisë humbi një profesionist të madh.

Me këtë rast, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Prokurori Ibrahim Fejza do të mbetet në kujtesën tonë si shembull i një njeriu dhe profesionisti që më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë i shërbeu institucionit të Prokurorit të Shtetit.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë,

Kryeprokurori i Shtetit

Aleksandër Lumezi