Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës


Gjilan, 16 Mars 2021– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur në takim përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës, të prirë nga kryetari i degës regjionale të Gjilanit, Flamur Ahmeti. Në këtë takim u diskutua më shumë rreth bashkëpunimit, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës, duke potencuar edhe sfidat me të cilat përballen avokatët nga dega regjionale në Gjilan. Në fund të takimit, të pranishmit u dakorduan që takime të tilla të organizohen edhe në të ardhmen, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave me interes të përbashkët.