Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Isufaj pret në takim shefin e EULEX-it, Wigemark



Prishtinë, 08 mars 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.  

Kryeprokurori Blerim Isufaj, e ka njoftuar shefin e EULEX-it, Wigemark, me punën, të arriturat, sfidat dhe objektivat e Prokurorisë Speciale, duke theksuar se nga ardhja e tij në krye të këtij institucioni, përpos Departamentit për Krime Lufte që ka ekzistuar, ka themeluar edhe Departamentin për Krim të Organizuar dhe krime tjera në kompetencë të PSRK, Departamentin për Terrorizëm dhe Departamentin për Korrupsion dhe Krim Financiar, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në kryerjen e lëndëve nga prokurorët, si dhe ka caktuar prokurorët për secilin departament.

Ndërkaq, Shefi i EULEX-it, Wigemark, duke e vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale, ka thënë se institucioni që ai drejton brenda mandatit të vet do të vazhdojë mbështetjen për prokurorinë në promovimin dhe forcimin e sundimit të ligjit. 
Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar edhe më tutje thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve që ata drejtojnë.