Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Sistemi prokurorial organizoi ceremoni komemorative për Prokurorin Enver Krasniqi

 

Prishtinë, 4 mars 2021 – Me rastin e vdekjes së Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi, është mbajtur ceremoni komemorative, e cila është organizuar nga sistemi prokurorial i Kosovës.

Në fillim të kësaj ceremonie, u lexuan telegramet e ngushëllimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.

Më tej, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, para të pranishmëve të kësaj ceremonie, tha se Prokurori Enver Krasniqi ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë e njeriut të ndershëm, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit ku punoi.

Vajza e Prokurorit të ndjerë, Enver Krasniqi, Erina Krasniqi, në emër të familjes falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe vlerësimet e bëra për babanë e saj, duke thënë se kanë pasur shumë plane dhe ëndrra bashkë, por ndihet krenare që është rritur prej dy prindërish dhe një prindi, siç ishte ai.