Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi

Prishtinë, 4 mars 2021 –

E nderuara familje Krasniqi, 
Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi.

Me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët. 
Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi i drejtësisë e humbi një profesionit të madh. 

Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit prokurori Krasniqi i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë. 
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë,
Kryeprokurori i Shtetit
Aleksandër Lumezi