Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohen prioritetet e fuqizimit të llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës

Prishtinë, 1 shkurt 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka mbajtur një takim online me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Lana Morton-Owens.

Temë e diskutimit ishte mbështetja konkrete me anë të ofrimit të ekspertizës për implementimin e akteve nënligjore për vlerësimin e perfomancës së prokurorëve dhe mbështetja e nevojshme për Këshillin Prokurorial, komisionet e tij dhe Kryesuesin e ri në proceset e punës së ardhshme.

Rrjedhimisht, në këtë takim, u diskutuan edhe proceset e tjera të përbashkëta, siç janë hartimi i Manualit për mbështetjen e paneleve hetimore, planet dhe aktivitetet e tjera të parapara për realizim në KPK.

Gjithashtu, në përfundim të këtij takimi, u tha se është me rëndësi që të ketë koordinim të vazhdueshëm dhe në linjë të njëjtë për rekomandimet kryesore, që dalin nga proceset e ndryshme, përfshirë dhe ngritjen e llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës së sistemit të drejtësisë.