Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Bordit drejtues të projektit TIK-SMIL

Prishtinë, 28 janar 2021 – Është mbajtur takimi i 33-të me radhë i Bordit drejtues të projektit TIK-SMIL, në të cilin ishin të pranishëm Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, kurse përmes videokonferencës morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Norvegjisë në Prishtinë, Këshillit të Evropës në Prishtinë, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe ekspertë vendorë dhe të huaj.

Në këtë takim u prezantua Raporti i progresit të projektit SMIL për periudhën korrik-dhjetor 2020 dhe u diskutuan të arriturat kryesore të tij për këtë periudhë, si dhe u miratua Plani vjetor i punës të projektit SMIL për vitin 2021.

 Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, tha se përkundër gjendjes së krijuar me pandeminë, projekti SMIL ka vazhduar me sukses implementimin e aktiviteteve të parapara për këtë vit, përfshirë implementimin në Prokurorinë e Apelit, shpërndarjen automatike të lëndëve nëpër prokuroritë themelore dhe shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronik në mes të Policës se Kosovës, prokurorive dhe gjykatave.

Kryesuesi Maloku, shtoi se për KPK-në, projekti TIK/SMIL është një ndër projektet më të rëndësishme, prandaj të gjitha aktivitet e Planit të punës për vitin 2021 të këtij projekti do ta kenë përkrahjen për realizim në afatet e parapara kohore dhe me rezultate sa më të mira.