Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Koordinohen aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve administrative në sistemin prokurorial

Prishtinë, 27 janar 2021 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e Komponentës pёr Zhvillim Institucional në kuadër të projektit britanik “Forcimi i sistemit gjyqësor në Kosovë”.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi i çështjeve të ngritjes së performancës dhe kapaciteteve profesionale të personelit administrativ, planifikimit dhe menaxhimit të rrezikut, si dhe mundësive për ofrimin e ekspertizës për avancimin e shërbimeve të administratës së sistemit prokurorial në Kosovë.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti është diskutuar edhe mbështetja profesionale që do t’i ofrohet Sekretariatit të KPK-së lidhur me hartimin e akteve nënligjore për personelin administrativ dhe për ngritjen e përgjithshme të kapaciteteve të tij.

Me këtë rast, ekspertët britanikë shprehën gatishmërinë e tyre të lartë për të ofruar ekspertizën e nevojshme për të gjitha çështjet e diskutuara në këtë takim.