Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku vlerëson lart projektin EUKOJUST

Prishtinë, 25 janar 2021 – Është lansuar projekti EUKOJUST i Bashkimit Evropian, i cili zbatohet në kuadër të Programit për sektorin e drejtësisë në Kosovë.

Lansimi i këtij projekti është bërë përmes platformës online nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me ç’rast përveç Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, kanë marrë pjesë edhe krerë të tjerë të sistemit të drejtësisë në Kosovë, ambasadorë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Kryesuesi Maloku, tha se fazat e mëhershme të këtij projekti kanë treguar që është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe koordinim i shkëlqyer, andaj beson se ky projekt do të avancojë dhe fuqizojë sistemin e drejtësisë në linjë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Më tej, Kryesuesi Maloku, tha se janë të angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e nevojshme të sistemit prokurorial, në mënyrë që të ofrohet një përkrahje dhe bashkëpunim i gjithanshëm për udhëheqjen e projektit dhe ekspertët e tij.

Sipas Kryesuesit të KPK-së, aktivitetet e projektit EUKOJUST do ta fuqizojnë llogaridhënien, transparencën, profesionalizmin, cilësinë dhe efektivitetin e sistemit prokurorial.

Ky projekt implementohet nga një konzorcium, i cili përbëhet nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), si partner drejtues dhe partnerët e rinj nga Qendra Holandeze për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) dhe Ministria e Drejtësisë e Kroacisë.