Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Fillimi i zbatimit të Projektit të IPA-s, temë diskutimi mes Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së dhe ekspertëve

Prishtinë, 23 tetor 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka pritur në takim ekspertët e Projektit të IPA-së, Dragomir Jordanov dhe Cristian Nicoara, me ç’rast ka diskutuar për implementimin e projektit të IPA-së për mbështetje të sektorit të drejtësisë (EUKOJUST).

Rrjedhimisht, në ketë takim, u tha se ky projekt është në fazën përgatitore të implementimit të aktiviteteve të parapara, përfshirë edhe përgatitjen e një raporti analitik dhe vlerësimin adekuat të nevojave për mbështetje të sistemit prokurorial.     

Në këtë kontekst, të dyja palët janë pajtuar që të kenë fokusim të përbashkët për hartimin e një plani për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm të IPA-s.