Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet për ngritjen e kapaciteteve administrative të sistemit prokurorial

Prishtinë, 7 tetor 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur një takim online me përfaqësuesin e projektit holandez “Mbështetje për një sistem të pavarur, profesional dhe objektiv të Prokurorisë së Kosovës”, Albert Van Der Kerk.

Qëllimi i takimit online është diskutimi i zbatimit të mëtejshëm të projektit për ngritjen e kapaciteteve administrative, gjegjësisht, vazhdimin efektiv në kuadër të komponentës së lartpërmendur për mbështetjen e sistemit prokurorial.

Ndër temat e diskutuara janë fusha e komunikimit publik, përfshirë trajnimet dhe komunikimin e  brendshëm, pastaj planifikimi i përgjithshëm dhe integriteti i stafit administrativ në sistemin prokurorial, për të cilat bashkëbiseduesit theksuan se do të ketë angazhim të shtuar në të ardhmen, duke u bazuar në projektin në fjalë.