Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori Krasniqi ka mbajtur takim me administratorët e prokurorive

Prishtinë, 10 shtator 2020 –Nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19 dhe përmes videokonferencës, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takim me administratorët e prokurorive. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e departamenteve të SKPK-së dhe zyrtarë nga Zyra e Drejtorit.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi, koordinimi dhe planifikimi i punëve.

Me këtë rast, Drejtori Krasniqi nga administratorët është njoftuar për aktivitetet që janë duke i zhvilluar me qëllim të mbarëvajtjes së punëve dhe realizimit të objektivave të administratës së prokurorive.

Në këtë takim janë diskutuar disa pika që lidhen me aktivitetet e përditshme të administratës së prokurorive dhe forma e realizimit të tyre gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Po ashtu, është diskutuar për Projektin e menaxhimit elektronik të lëndëve (SMIL), konkretisht për aktivitetet e fundit që janë realizuar me qëllim të implementimit të plotë të tij.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për nivelin e sigurisë nëpër prokurori, pushimet vjetore, mbarëvajtjen e objekteve, nevojat për furnizim, realizimin e obligimeve dhe tema tjera që lidhen me aktivitetet e prokurorive.

Drejtori Krasniqi, nga administratorët ka kërkuar përkushtim, angazhim në punë dhe shtim të aktiviteteve gjithnjë duke respektuar rekomandimet për mbrojtje nga pandemia COVID-19, me qëllim që deri në fund të arrihen objektivat e parapara për vitin 2020.