Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohet drafti i Rregullores për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së

Prishtinë, 27 gusht 2020 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga prokurori Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës përmes videokonferencës, në të cilin kanë marrë pjesë anëtarët e këtij komisioni, përfaqësues ambasadash, përfaqësues të shoqërisë civile dhe Zyrës Ligjore të KPK-së.

Rrjedhimisht, pjesëmarrësit e takimit kanë dhënë sot komentet e tyre përfundimtare për draftin e Rregullores për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së, kurse pas pas shqyrtimit janë integruar në draftin aktual shumica e tyre.

Dhe në fund të këtij takimi përmbyllës, Kryesuesi i Komisionit, Gashi, ka shprehur falënderim për pjesëmarrësit që kanë dhënë kontributin e tyre, ndërsa ky draft do të propozohet për miratim nga anëtarët e Këshillit Prokurorial.