Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi i Kryesuesit të KPK-së, Bahri Hyseni, drejtuar familjes Selimaj, me rastin e vdekjes së z.Ali Selimaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjakovës

E nderuara familje Selimaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Kryeprokurorit, z.Ali Selimaj.

Largimi i z.Ali Selimaj nga kjo botë pas një sëmundjeje të rëndë nuk është humbje vetëm për familjen Tuaj, por përgjithësisht edhe për sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Me këtë rast, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës t’ju shpreh dhimbjen e madhe dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e Kryeprokurorit Selimaj.   

Kryeprokurori, Ali Selimaj, ishte shembull i urtësisë dhe ndershmërisë njerëzore, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!


Sinqerisht i Juaji,

Bahri Hyseni
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës