Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Hyseni angazhohet për fuqizimin e administratës së sistemit prokurorial

Prishtinë, 1 tetor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, së bashku me anëtarët me punë të përhershme në KPK, ka mbajtur takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit, Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive dhe udhëheqësit e departamenteve të Sekretariatit.

Gjatë këtij takimi janë shtruar një sërë çështjesh, të cilat kanë për qëllim ngritjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të brendshëm, si dhe efektivitetit dhe efikasitetit në sistemin prokurorial në përgjithësi, përkatësisht, në administratën e këtij sistemi në veçanti.

Kryesuesi Hyseni u fokusua në organizimin dhe rëndësinë e administratës së sistemit prokurorial, duke kërkuar fuqizim të aktiviteteve të saj me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë.

Po ashtu, Kryesuesi Hyseni, përveç mbështetjes që ofroi për administratën e sistemit prokurorial, kërkoi nga të gjithë punonjësit e administratës përgjegjësi dhe disiplinë, duke u bazuar në aktet juridike që rregullojnë fushat e cekura.

Në fund, Kryesuesi Hyseni, shprehu vullnetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për mundësinë e gjetjes së bazës ligjore dhe procedurale për pagesën shtesë prej 50 euro për punonjësit e administratës.