Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prezantohet përdorimi i SMIL-it gjatë periudhës së pandemisë  

Prishtinë, 16 qershor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Grupin Punues të Përdoruesve të Projektit TIK-SMIL, i cili për shkak të situatës aktuale pandemike është organizuar me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, në kuadër të së cilës morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, drejtorët e përgjithshëm të KPK-së dhe KGJK-së, menaxheri i Projektit dhe zëvendësmenaxheri i Projektit TIK SMIL, kurse përmes videokonferencës morën pjesë përfaqësues ndërkombëtarë, anëtarë të grupit punues, përfshirë kryetarët e gjykatave, gjyqtarët, kryeprokurorët, prokurorët dhe zyrtarët e tjerë, të cilët janë pjesë e këtij grupi punues.  

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Raportit të përdorimit të SMIL-it në gjykata dhe prokurori gjatë periudhës së pandemisë, shkurt - maj 2020, me ç’rast u tha se edhe ky projekt ka bërë përparime në disa aktivitete të rëndësishme dhe është zhvilluar në përputhje me masat e përgjithshme kundër pandemisë, por edhe duke ndërmarrë njëkohësisht veprime të përshtatshme për të ulur ndikimin e kësaj pandemie.

Gjithashtu, ky takim ishte i një natyre më të veçantë, ngaqë u mbajt edhe ceremonia me rastin e pensionimit të Kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, ku dy kryesuesit e këshillave i ndanë mirënjohje për kontributin e tij dhënë sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si dhe zbatimit me sukses të SMIL-it.  

Gjatë takimit u diskutuan çështje të tjera, siç janë: ndërlidhja e Prokurorit të Shtetit, gjykatave dhe Policisë përmes sistemit të SMIL-it dhe shpërndarja automatike e lëndëve.