Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim për shpërndarje dhe shitje të narkotikëve

Ferizaj, 27 mars 2020-  Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person të dyshuar me datë 26 Mars 2020, rreth orës 21:45, nën dyshimin se i njëjti kishte poseduar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme prej 88.7 gram, të cilën kishte pasur me qëllim shitje dhe shpërndarje tek personat e ndryshëm, me ç’rast do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, sot me datë 27 Mars 2020, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit K.S., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinion se edhe përkundër situatës së krijuar në vend lidhur me virusin Covid 19, vazhdon punën e saj dhe mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e krimit.


Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Ferizaj