Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Grabitje”

Ferizaj, 21 mars 2020 -  Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë ditës së sotme ka ndaluar dy persona me inicialet B.G., nga komuna e Ferizajt dhe V.S. nga komuna e Vitisë, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitje” nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy të pandehurve me inicialet B.G., nga komuna e Ferizajt dhe V.S. nga komuna e Vitisë,  për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e lartcekur, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se më 15 janar 2020, në sallonin e automjeteve “Dardani” në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër e që vetës ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, me anë të përdorimit të forcës, të armatosur, me armë AK-47, kanë tentuar që të grabisin të mirat materiale, me të cilën do të kryenin veprën penale “Grabitja” në bashkëkryerje dhe tentativë nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe nenin 28 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dy të pandehurit gjenden nën masën e ndalimit që nga data 21 mars 2020, ndërsa nesër më 22 mars, pritet që të mbahet seanca e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.


Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Ferizaj