Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 21 shkurt 2020 – Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar sot në takimin e tij të rregullt, të 178-tin me radhë, Raportin vjetor të punës së KPK-së për vitin 2019, i cili është prezantuar nga Kryesuesi Bahri Hyseni, me ç’rast ka shpalosur aspekte të veçanta dhe përmbajtjesore për punën njëvjeçare të Këshillit.
 
Gjithashtu, Këshilli miratoi themelimin e tri departamenteve të reja në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës: Departamentin për Krim të Organizuar dhe krime të tjera në kompetencë në PSRK, Departamentin për Terrorizëm dhe Departamentin për Korrupsion dhe Krim Financiar, të cilat i ka prezantuar Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.n
 
Nga ana tjetër, KPK-ja ka miratuar dy raporte periodike për periudhën korrik – shtator dhe tetor - dhjetor të vitit 2019, që hartohen në kuadër të raportimeve të rregullta për luftimin e krimeve ekonomike, të cilat i prezantoi Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu.  
 
Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka miratuar edhe Kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit për transferimin e tre prokurorëve - dy në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe një në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, si dhe ka marrë vendim për transferimin e një prokurori nga Prokuroria Themelore e Prishtinës në atë të Mitrovicës për një periudhë të caktuar.