Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet për planifikimet e punëve të njësive të Sekretariatit për vitin 2020

Prishtinë, 9 janar 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takim me udhëheqësit e departamenteve dhe njësive të tjera të Sekretariatit.

Gjatë këtij takim është biseduar për planifikimet e punëve të njësive të Sekretariatit për vitin 2020, planifikime këto, të cilat burojnë nga Plani i punës për vitin 2020 i KPK-së dhe dokumentet e tjera strategjike të sistemit prokurorial.

Drejtori Krasniqi me këtë rast, ka thënë se administrata duhet të caktojë agjendat periodike për realizimin e planit të punës të paraparë nga ta.

Në këtë takim, i cili ishte i pari për këtë vit është diskutuar edhe për shumë proces të tjera të punës dhe për mundësitë e ndryshimeve në veprime gjatë realizimit të planeve të punës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit për arritjen e objektivave.