Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Me ftesë të Prokurores Supreme të Malit të Zi, një delegacion nga Prokuroria e Shtetit dhe nga Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës qëndruan për vizitë pune në Budvë

Prishtinë, 3 nëntor 2010/ Me rastin e shënimit të “Ditëve të Prokurorëve të Shtetit” të Malit të Zi, më 1 dhe 2 nëntor 2010, në Budvë qëndroi një delegacion nga Republika e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga prokurorja e shtetit, znj. Laura Pula dhe nga sekretari i Shoqatës së Prokurorëve, z. Ruhan Salihu, zhvilloi takime me prokurorët e Malit te Zi dhe me prokurorët e shteteve të rajonit. Në këto takime u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes të prokurorëve të rajonit, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar.

Delegacioni nga Prishtina, gjithashtu morri pjesë edhe në seminarin e organizuar nga Prokuroria Supreme e Malit të Zi dhe nga Shoqata e Prokurorëve të Malit të Zi, me titull: “Reforma e legjislacionit penal dhe fuqizimi i pavarësisë së prokurorëve”. Në këtë seminar u diskutua për reformën e legjislacionit penal, për pavarësinë e punës së prokurorëve, për veprat penale pastrim parash, për përfitimin pasuror të paligjshëm, etj.

“Ditët e Prokurorëve të Shtetit”, në Malin e Zi, shënohen në mënyrë tradicionale, një herë në vit më 1 dhe 2 nëntor.