Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Për të parën herë në vendin tonë do të mbahet fushata “Prokuroritë më afër qytetarëve”

Prishtinë, 1 qershor 2011 –  Me qëllim që prokuroritë të jenë sa më pranë qytetarit dhe  në kuadër të rritjes së transparencës së punës së prokurorive të Republikës së Kosovës, për të parën herë në vendin tonë do të shënohet fushata “Prokuroritë më afër qytetarëve”.

Kjo fushatë do të mbahet në fund të muajit qershor në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe në Gjakovë, ku qytetarët do të mund të komunikojnë direkt me kryeprokurorin e Shtetit dhe me kryeprokurorin e prokurorisë nga komuna përkatëse.

Fushata “Prokuroritë më afër qytetarëve”, do të organizohet nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në bashkëpunim me Lëvizjen FOL.  Për organizimin e kësaj fushate u diskutua sot në një takim të përbashkët në mes kryeprokurorit të Shtetit, z. Ismet Kabashi me përfaqësues të Lëvizjes FOL.