Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ushtrohet propozim akuzë, kundër Agim Pllashnikut, për kërcënim ndaj profesorit të Fakultetit Juridik

Prishtinë, 10 qershor 2011 – Menjëherë pas marrjes së informatës se i pandehuri Agim Pllashniku ka kërcënuar asistentin e lëndës “Organizatat Ndërkombëtare” të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Prokuroria Komunale në Prishtinë, ka urdhëruar Policinë e Republikës së Kosovës që ta arrestoj të dyshuarin dhe ka ushtruar propozim akuzë, për veprën penale, Kanosje nga neni 161 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së.

Në propozim akuzë është propozuar që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit.

I pandehuri Agim Pllashniku dyshohet se më 7 qershor 2011, rreth orës 18:00, në Amfiteatrin e Vogël të Fakultetit Juridik, pasiqë nuk e kishte kaluar provimin nga lënda “Organizatat Ndërkombëtare”, ka kërcënuar seriozisht asistentin e lëndës, Bardhyl Hasanpapaj, tek i cili ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të pasigurisë.