Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U mbajt takimi i radhës së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u nxorën vendime të rëndësishme

Prishtinë, 10 qershor 2011 – Sot u mbajt takimi i shtatë i anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi.

Në këtë takim në mes tjerash u diskutua për planifikimin e buxhetit për vitin 2012 dhe u bënë vlerësimet e hershme për përudhen 2013-2014 për buxhetin e prokurorive të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, u  shqyrtuan dhe u aprovuan edhe: vendimi për organizimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit – sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës; vendimi për udhëzimet administrative për përdorimin e automjeteve, telefonave mobil dhe fiks, si dhe reprezentacion; vendimi për formën dhe përmbajtjen e kartelave identifikuese për prokurorë dhe stafin mbështetës, si dhe vendimi për autorizimin e kryetarit të KPK-së për emërimin e anëtarëve të paneleve vlerësuese, në rast të përjashtimit të anëtarit të panelit.