Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve të Komunës së Prishtinës

Prishtinë, 29 qershor 2011 – Sot Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Ekrem Rexha, Ridvan Shahini, Refik Sadiku, Halil Fejziu, Qazim Bajrami dhe Hazir Krasniqi, të gjithë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, për veprën penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimi nga neni 339 par. 3 lidhur me par.1  lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.
    
Gjashtë të pandehurit, sipas Kontratës për ndërtimin e kolektorit atmosferik mbi lumin “Prishtina”, në lagjen Kalabria në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ndërmarrjen private “Çlirimi” nga Korisha-Prizren, duke tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare, kryesit e punëve i paguan apo urdhëruan t’i paguhen 846.712.80 euro në emër të materialit të blerë edhe pse kjo nuk ishte paraparë me kontratë dhe ishte në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik.