Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër vëllezërve Nazim dhe Shpëtim Orllati

Prizren, 29 qershor 2011 – Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy vëllezërve Nazim dhe Shpëtim Orllati, nga fshati Brestovcë, komuna e Rahovecit, për shkak se më datën 8 tetor 2010, rreth orës 19:30 minuta në fshatin Brestovcë i akuzuari Nazim Orllati i ka privuar nga jeta Petrit dhe Pajtim Elshanin nga i njëjti fshat.

Nazim Orllati, akuzohet për vepër penale të vrasjes së rëndë nga neni 147, pika 11, i Kodit Penal të Kosovës, si dhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, në kontroll, ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 të Kodit Penal të Kosovës, ndërkaq Shpëtim Orllati akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë në ndihmë nga neni 147 pika 11 lidhur me nenin 25 të Kodit Penal të Kosovës.