Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U mbajt takimi i radhës së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u nxorën vendime të rëndësishme për sistemin prokurorial

Prishtinë, 30 shtator 2011 – Sot u mbajt takimi i dhjetë i anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi.

Në këtë takim u nxorën vendime të rëndësishme për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

Në mes tjerash u diskutua dhe u vendos që propozimi për emërimin e kandidatit për prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, z. Agron Qalaj, t’i dërgohet Presidentës së Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u themeluan: komisioni për hartimin e Udhëzimit Administrativ për Caktimin e Normës për Lëndët e Kryera nga Prokurorët; komisioni për Përzgjedhjen e Drejtorit të Njësitit për Vlerësimin e  Performancës së Prokurorive dhe Komisioni për Përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.