Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga , bëri emërimin e shtatë prokurorëve, të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë

Prishtinë, 3 tetor 2011 – Sot presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga emëroi shtatë prokurorë në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, të cilët dhanë betimin para saj.

Prokurorët e emëruar nga Presidentja Atifete Jahjaga janë: Dulina Hamiti, Feti Tunuzliu, Ikramije Bojaxhiu, Sabri Ademi, Besa Krajku, Abdurrahim Islami dhe Idain Ismaili.
Kryeprokurori i Shtetit dhe njëherësh kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ismet Kabashi e vlerësoi këtë ditë, si një ditë shumë të rëndësishme për sistemin prokurorial në vendin tonë.

Kryeprokurori Kabashi shtoi se procesi i emërimit dhe ri-emërimit të prokurorëve ka siguruar prokurorë më kredibilitet profesional dhe integritet të lartë moral dhe etik, prandaj shprehu besimin e tij se edhe shtatë prokurorët e emëruar sot do të ushtrojnë detyrën e tyre me përgjegjshmëri të plotë, duke u mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.