Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, mori vendim për fillimin e hetimeve kundër Gani Sahitit, në drejtim të veprës penale, Vrasje e rëndë

Prishtinë, 4 tetor 2011 – Sot Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, mori vendim për fillimin e hetimeve kundër Gani Sahitit nga Prishtina, në drejtim të veprës penale, Vrasje e rëndë nga neni 147 nën paragrafet 5 dhe 10 të Kodit Penal të Kosovës.

I dyshuari Sahiti më 3 nëntor 2011, rreth orës 10.30, në zyrën e tij, privoi nga jeta, personin zyrtar Remzi Salihu, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës.
 
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka kërkuar që të pandehurit t’i caktohet paraburgimi. Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtine ka aprovuar kërkesën e prokurorit dhe të pandehurit i është caktuar paraburgimi prej
30 ditësh.