Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U nënshkrua memorandum mirëkuptimi në mes Prokurorit të Shtetit dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Prishtinë, 5 tetor 2011 – Sot u nënshkrua memorandum mirëkuptimi në mes Prokurorit të Shtetit dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është bashkëpunimi në mes dy institucioneve në kuadër të fushëveprimit dhe kompetencave të përcaktuara me ligj, të cilat paraqesin interes të përbashkët për sigurinë e vendit.

Prokurori i Shtetit dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, nëse gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre, zbulojnë informacione që i konsiderojnë se janë të rëndësishme dhe në interes për njëra tjetrën, do t’i shkëmbejnë ato në mes vete.

Memorandumi është nënshkruar nga kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi dhe nga drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Bashkim Smakaj, si dhe hyn në fuqi që nga dita e sotme.