Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U nënshkrua memorandum mirëkuptimi në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 18 tetor 2011 – Sot u nënshkrua memorandum mirëkuptimi në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është ndarja e Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor e Prokurorial.

Duke pasur parasysh rolet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, si institucione tërësisht të pavarura në kryerjen e funksioneve të veta dhe përgjegjëse për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim dhe riemërim dhe me qëllim të kryerjes së punëve në mënyrë sa më efektive, Këshilli Gjyqësor i  Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës pajtohen që zyrtarët e Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor dhe Prokurorial, të cilët aktualisht kryejnë punë të përbashkët për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, të ndahen  në proporcion me punët dhe detyrimet që ka kjo zyrë ndaj dy Këshillave.

Nënshkruesit pajtohen që gjashtë zyrtarët e Zyrës e Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim, të cilët mbeten në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ekskluzivisht janë përgjegjës për zbatimin e drejtë dhe korrekt të vlerësimit profesional dhe verifikimit të biografisë së kandidatëve që aplikojnë për pozitat e gjyqtarëve dhe për punën e tyre i përgjigjen kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe tre zyrtarët e Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim, të cilët transferohen në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ekskluzivisht janë përgjegjës për zbatimin e drejtë dhe korrekt të vlerësimit profesional dhe verifikimit të biografisë së kandidatëve që aplikojnë për pozitat e prokurorëve dhe për punën e tyre i përgjigjen kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. 

Memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ismet Kabashi dhe nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci, si dhe hyn në fuqi që nga dita e sotme.