Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti i punës vjetore (janar-dhjetor 2011), për lëndët që kanë të bëjnë me keqpërdorimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 12 dhjetor 2010 në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 2 shkurt 2012 - Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Republikën e Kosovës, më datën 12 dhjetor 2010, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,  duke filluar nga 30 dhjetori 2010 e gjer më 9 janar 2011, ia ka dërguar Prokurorisë së Shtetit 191 raste, përmes së cilave subjektet politike, kandidatët, shoqëria civile dhe vëzhguesit e zgjedhjeve kanë paraqitur ankesa lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në muajin mars 2011, Prokuroria e Shtetit nga QNR ka pranuar dosjet në të cilat specifikohen manipulimet që janë bërë gjatë nxjerrjes së rezultateve për kandidatët për Kuvendin e Kosovës, e të cilat raporte preliminare iu janë dërguar të gjitha Prokurorive Komunale sipas kompetencës për t’i shqyrtuar, evituar manipulimet e votave dhe për të ngritur aktakuza të drejtpërdrejta ndaj komisionarëve, të cilët kanë punuar në vendvotime.

Që nga muaji janar e gjer në muajin dhjetor 2011, prokuroritë duke ju dhënë prioritet lëndëve te zgjedhjeve, kanë arritur që të ushtrojnë akte akuzuese – aktakuza dhe propozim akuza siç vijon:

•    Prokuroria Komunale në Prishtinë, në tërësi ka pranuar 160  lëndë, prej të cilave:
 - Janë ngritur 21 aktakuza ku janë akuzuar 147 persona, për vepër penale Mashtrim në votim nga neni 180 i KPK-së;
 - Janë ngritur 19 propozim akuza ku janë akuzuar 162 persona, për vepra penale Keqpërdorimi i së drejtës së votimit, asgjësimi i dokumenteve të votimit;
 - Janë hedhur 12 kallëzime penale, për veprën penale Cenimi i fshehtësisë së votimit, nga neni 179 i KPK-së;
 -16 raste janë mbyllur me shënim zyrtar në mungesë të elementeve të veprës penale;
 - 8 kallëzime penale janë dërguar ne kompetencë territoriale dhe
 - 84 lëndë janë akoma në punë, në te cilat janë të përfshirë 588 persona.
Nga aktakuzat e ngritura edhe për 7 lëndë është bërë konfirmimi i aktakuzës.

Dënueshmëria:
 Gjykata Komunale në Prishtinë ka marr 6 aktgjykime.
- 4 aktgjykime dënim me gjobë.
- 1 aktgjykim dënim me kusht.
- 1 aktgjykim refuzues.
Gjykata Komunale në Gllogovc ka marr 6 aktgjykime.
Në të gjitha rastet ka shqiptuar dënim me burg duke iu zëvendësuar me dënim me gjobë.
Prokuroria Komunale në Prishtinë ka ushtruar ankesë kundër aktgjykimeve në 10 raste për shkak të vendimit mbi sanksionin penal.

Prokuroria Komunale në Prishtinë është duke i përgatitur edhe 84 raste të tjera me raporte preliminare për të ushtruar aktakuza të drejtpërdrejta, lidhur me lëndët ku janë gjetur parregullsi gjatë rinumërimit të votave nëpër vendvotime në bazë të rezultateve të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës, por po hasë në vështirësi për shkak të mungesës së të dhënave personale për personat e dyshuar. Prokuroria ka autorizuar personat zyrtar të policisë së Kosovës që të sigurojnë këto të dhëna, me qëllim që të kryhen edhe këto 84 raste sa kanë mbetur në Prokurorinë Komunale në Prishtinë.

•    Prokuroria Komunale në Gjilan, ka pranuar 58 lëndë,
- Janë ngritur 31 aktakuza, ku janë akuzuar 217 persona, duke përfshirë komunat Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Kllokot;
- Janë mbyllur 27 kallëzime penale.

Dënueshmëria:
- Janë dënuar: një person me 3 muaj burg me kusht dhe një është liruar nga dënimi.
- Kundër këtyre aktgjykimeve prokuroria ka ushtruar ankesë për shkak të vendimit mbi sanksionin penal.
- Gjerë më tani janë konfirmuar 9 aktakuza dhe 1 lirim nga akuza.

•    Prokuroria Komunale në Ferizaj, ka pranuar 47 lëndë,
- Janë ngritë 38 aktakuza, ku janë akuzuar 260 persona, për veprën penale Mashtrim në votime nga neni 180 i KPK-së;
- Janë hedhur 9 kallëzime penale;
- Janë pranuar 8 aktgjykime.

Dënueshmëria:
Në të gjitha rastet janë shqiptuar këto dënime:
- Ndaj 22 të akuzuarve janë shqiptuar dënime me kusht, një person është dënuar me burg efektiv në kohëzgjatje prej 6 muajve, 7 të akuzuar janë dënuar me gjobë dhe ndaj 3 të akuzuarve është shqiptuar dënimi plotësues Ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej 4 vitesh.

•    Prokuroria Komunale në Gjakovë, ka pranuar 33 lëndë,
- Janë ngritë 12 aktakuza, ku janë akuzuar 77 persona, për veprën penale Mashtrim në votime nga neni 180 i KPK-së.
- Është ngritur një propozim akuzë ndaj një personi, Keqpërdorim i së drejtës së votimit nga neni 178 par.1 i KPK-së;
- Është ngritur një aktakuzë ndaj një personi për vepër penale Mashtrim në votime nga neni 180 par.1 i KPK-së;
- Janë mbyllur 21 lëndë, në mungesë të elementeve të veprës penale.
Të gjitha aktakuzat janë konfirmuar dhe janë në fazën e gjykimit.

Dënueshmëria:
- Janë dënuar me dënime me gjobë. Prokuroria Komunale në Gjakovë ka ushtruar ankesë. Gjykimi ka përfunduar edhe në një lëndë, por akoma nuk është marr aktgjykimi.

•    Prokuroria Publike Komunale në Mitrovicë, ka pranuar 55 lëndë:
- Janë ngritur 10 propozim akuza, ku janë akuzuar 13 persona, për veprën penale Mashtrim në votime nga neni 180 i KPK-së;
- Janë hedhur 12 kallëzime penale;
- Një lëndë ka kaluar në kompetencë për kundërvajtje.

Dënueshmëria:
- Nuk është marr akoma asnjë vendim gjyqësor.

Vërejtje:
- Prokuroria Komunale në Mitrovicë nuk e ka dërguar tek koordinatori për lëndë të zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, raportin përfundimtar, të dhënat e lartcekura datojnë nga raporti i gjashtëmujorit të parë 2011.

•    Prokuroria Komunale në Prizren, ka pranuar 95 lëndë:
- Janë ngritur 30 aktakuza me 210 persona, për veprën penale Mashtrim në0 votime, nga neni 180 i KPK-së;
- Janë ngritur 3 propozim akuza ndaj 3 të akuzuarve;
- Janë hedhur 15 kallëzime penale.

- Në punë kanë mbetur edhe 49 lëndë, me 343 persona. Prokuroria Komunale në Prizren ka autorizuar zyrtaret nga Policia e Republikës së Kosovës që të bëjë grumbullim e shënimeve personale të personave të dyshuar.

Dënueshmëria:
Deri me tash janë pranuar 3 aktgjykime, ku janë shqiptuar dënime me kusht dhe dënime me gjobë, ndërkaq janë konfirmuar 13 aktakuza.

•    Prokuroria Komunale në Pejë, ka pranuar 47 lëndë:
 - Janë ngritur 36 aktakuza, ku janë akuzuar 252 persona, për veprën penale Mashtrim në votime nga neni 180 i KPK-së;
- Janë hedhur 10 kallëzime penale;
- Një kallëzim penal është dërguar në kompetencë.

Dënueshmëria:
Nuk është marr asnjë aktgjykim, ndërkaq janë konfirmuar 10 aktakuza.

Përfundimi:

Prokuroria e Shtetit është duke përcjellur me vëmendje punën e prokurorive komunale dhe duke i dhënë prioritet këtyre lëndëve.

Sipas rezultateve të pranuara nga Prokuroritë Komunale të Republikës së Kosovës, gjer më tani janë akuzuar 1343 persona, që kanë të bëjnë me veprën penale të Mashtrimit në votime nga neni 180 i KPK-së dhe me veprën penale Keqpërdorimi i të drejtës së votimit nga neni 178 i KPK-së.

Bazuar në lëndët akoma të papërfunduara në Prokurorinë Komunale në Prishtin dhe në Prizren, llogaritet që në të ardhmen të akuzohen edhe 931 persona.

Sipas statistikave të pranuara gjerë më tani, lëndët që kanë përfunduar me aktgjykime kryesisht kanë pasuar dënime me kusht dhe dënime me gjobë, si dhe në 3 raste dënime plotësuese, ku komisionarëve iu është shqiptuar Ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej 4 vitesh.