Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U mbajt takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, në të cilin u nxorën vendime të rëndësishme

Prishtinë 30 mars 2012 / Sot u mbajt takimi i tetëmbëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.

Në këtë takim u morën vendime të rëndësishme, që ndërlidhen me punën e prokurorive të Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera u shqyrtua dhe u miratua raporti i punës së prokurorive të Republikës së Kosovës, për vitin 2011.

Gjithashtu, në këtë takim u nxorën edhe vendimi për harmonizim të pagave të stafit mbështetës të sistemit prokurorial më ato të sistemit gjyqësor, vendimi për themelimin e komisionit për caktimin dhe transferimin e prokurorëve, si dhe vendimi për shpalljen e njoftimit për aplikim të prokurorëve në pozitat prokuroriale, sipas strukturës së re të prokurorive, që do të filloj së funksionuari në muajin janar të vitit 2013.